23-01-2023

Telebingo Shqiptare : Gjithçka që ndodhi në 22 Janar 2023.

Pas tre javësh, paraqitet edhe fituesi i shumë pritur i BINGOS MILIONERE në shorteun special të Vitit të Ri. Fituesi i superbingos është Luan Palushi, i cili ditën e djeshme ka rrefyer dhe historine e tij me Telebingon.
Kush ishin fituesit që marrin mbi 16 milionë lekë? Po zonja që fitojë çmimin e madh "Rroga Telebingo"? Gjithashtu mësoni ku ndalet Bingo e datës 22 Janar.

Një surprizë shumë e madhe do të prezantohet të dielën e ardhshme LIVE. Na ndiqni dhe mos e humbisni këtë moment.

Ndërkohë që me mijëra kanë qenë edhe të përzgjedhurit si fitues të dhuratave dhe çmimeve më të preferuara edhe në shorteun e ditës së djeshme. Sikundër tashmë është bërë traditë, përzgjedhja ka nisur me 10 fituesit e çmimit prej 20,000 lekësh, të cilët do të luajnë sërish në shorteun e radhës të datës 29 janar për dy çmimet e mëdha prej 1 milionë lekësh dhe shumave të tjera. Ndërkohë që dje në lojën “Rrota e fatit”, Leka ka siguruar shumën prej 25,000 lekësh, Petriti 35,000 lekë, Bujari 30,000 lekë, Kristi 24,000 lekë, Rajmonda 104,000 lekë, Vilsoni 30,000 lekë, Vera 28,000 lekë, Ismaili 36,000 lekë, Eva 23,000 lekë, si dhe Arbri 100,000 lekë.


Surprizat kanë vijuar me përzgjedhjen rastësore e kontrabiletave ka bërë që loja telefonike të ndalet fillimisht në qytetin e Beratit ku Gramozi ka fituar shumen prej 75,000 lekë. Kësaj here bëhet fjalë për Myslimin në qytetin e Vlorës, që me përzgjedhjen e bërë ka siguruar shumën prej 95,000 lekësh. Në vijim fitues i lojës telefonike është shpallur Ergiti që ka siguruar shumën prej 75,000 lekësh. Mirela ishte një tjetër fituese, duke siguruar shumën prej 55,000 lekësh. Po kaq ka qenë edhe shuma e fituar edhe nga Armendo.
Loja ka vijuar me Enesin, ku ka fituar plot 125,000 lekë. Fatbardha në Durrës, ishte fituesja e radhës , duke siguruar shumën prej 65,000 lekësh. Afërdita në Korçë,ka fituar shumën prej 65,000 lekësh. Afrimi ishte fituesi i fundit i lojës telefonike ku dhe ka siguruar 65,000 lekë.


Telebingo ka vijuar më tej me shpalljen e fituesve të dalë nga shorti i goglave për çmimin e madh të javës që lamë pas, vlera e të cilit ka mbërritur në shifrën e 1,200,700 lekëve. Seria e numrave të përzgjedhur e ka ndalur çmimin në kryeqytet ku bilet fituese rezulton të jetë blerë tek vajzat e promocionit me adrese tek Medreseja. Shorti i goglave ka përzgjedhur edhe mijëra fitues të tjerë, nëpërmjet serisë me një linjë dhe dy linja. Konkretisht janë shpallur si fitues të serisë me një linjë edhe 19973 lojtarë të tjerë, të cilët fitojnë nga Telebingo Shqiptare 50 lekë. Ndërsa fitues të serisë me dy linja janë shpallur 346 lojtarë, ku secili prej tyre siguron nga Telebingo shumën prej 1,155lekësh. Fitues të një bilete janë shpallur edhe të gjithë lojtarët që kanë numrin 3, të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre.

Lista e fituesve është zgjeruar edhe më tej, ku në Telebingo janë paraqitur edhe dy fitueset e çmimit të madh të shorteut të datës 15 janar, të cilat kanë tërhequr së bashku mbi 16 milionë lekë të vjetra. Ishin konkretisht Arjana Binjaku nga Berati dhe Sheila Palushi nga Kukesi, lojtare te rregullta te kesaj loje qe jane shperblyer me cmimin e madh BINGO. Ndërkohë Valentina Kalaja nga qyteti i Durrësit, e cila në shorteun e datës 15 janar ka fituar Rrogën Telebingo, ka marrë çmimin e saj, duke siguruar kështu për 12 muaj rresht, rrogën e garantuar prej 50,000 lekësh.
E ndërsa ndodh ajo që të gjithë kishim pritur prej kohesh, paraqitet fituesi i çmimi të madh +111 milionë lekë për shortin e datës 1 Janar 2023. Zoti Luan Palushi tashmë mund të quhet me bindje "Milioneri i vitit", një lojtar që në fakt e blen biletën çdo javë dhe pse nuk besonte se mund të kishte aq shumë shans dhe kjo solli neglizhencë për të kontrolluar biletën e tij. Një surprizë e bukur që vjen në momentin e duhur për zotin Luan i cili ka rrëfyer problemet ekonomike, shëndetësore dhe familjare të tij. MOS HARRONI, KUR MË PAK E PRISNI, FATI MUND TË TROKAS NË DERË NDAJ PROVONI SHANSIN TUAJ!

Të luash kushton pak, të mos luash ju kushton më shumë. Janë kaq shumë çmime që mund të bëhen tuajat me vetëm 200 lekë...dikush do të fitojë dhe ai mund të jesh ti.
Të dielën e ardhshme Telebingo Shqiptare prezanton surprizën e radhës të cilën nuk duhet ta humbisni.


Zgjidh xhiron Rezultatet Lajme Telebingo Shqiptare Loja telefonike Kontakte Keni ndonjë pyetje?

Telebingo Shqiptare

© National sh.a, Tirana, Albania
Buletini i TeleBingos
Email *
Support
+355 672078190
support@telebingo.al
© Telebingoshqiptare, 2023