06-03-2023

Telebingo Shqiptare me rastin e "7-8 Marsit" do të dhurojë dhurat speciale për të gjithë fituesit e lojës telefonike dhe bileta nuk do të ndryshojë!

Edhe këtë të diel fitohet një tjetër çmim i madh, "SUPER PETA", e cila i jep mundësinë lojtarit të fitojë deri në 15 milionë lekë.
Zoti Andrea Zalli nga Durrësi firmos kontratën e "Rrogës Telebingo" dhe fillon që këtë muaj të paguhet me 50.000 lekë çdo muaj për 1 vit rresht!
Veip Muho nga Patosi merr mbi 10 milionë lekë dhe BINGO e kësaj të diele rezulton të jetë shitur nga vajzat e promocionit.
Këto dhe detaje të tjera të shortit për të dielën e datës 05 Mars 2023 i lexoni në artikullin më poshtë.

Dje shpallja e fituesve ka nisur me lojën e “Ruletës së fatit”, nëpërmjet të cilës janë fituar mbi 4.7 milionë lekë të vjetra. Në këtë lojë kanë luajtur fituesit e përzgjedhur në shorteun e datës 26 shkurt. Konkretisht, Fredi ka marrë shumën prej 30,000 lekësh, Miranda 35,000 lekë, Agroni 28,000 lekë, Demiri 40,000 lekë, Elona 107,000 lekë, Nasi 35,000 lekë, Mirilda 28,000 lekë, Reshati 27,000 lekë, Miklovani 30,000 lekë, Fatmira 24,000 lekë, si dhe Dritani 103,000 lekë. Gjithashtu janë përzgjedhur edhe 10 fitues të tjerë të çmimit tradicional prej 20,000 lekësh, të cilët do të luajnë sërish në shortin e datës 12 Mars për të fituar dy çmimet e mëdha prej 100,000 lekësh, si dhe shumat e tjera surprizë të ruletës së fatit.
Në shorteun e ditës së djeshme kanë qenë të shumtë edhe fituesit e lojës telefonike që kanë tentuar të gjurmojnë zarfet me tre “Rrogat Telebingo”, lojën e “Super Peta’, si dhe shumat e tjera të mëdha. Përzgjedhja rastësore e kontrabiletave ka shpallur Dritën si fituesen e parë e cila ka fituar 55,000 lekë. Loja ka vijuar më pas në qytetin e Vlorës, duke shpallur Dhorën si fituesen e radhës, të cilës fati i ka ecur më së miri, pasi ka siguruar plot 1 milionë lekë të vjetra. Noar në Tiranë ishte një tjetër fitues që ka siguruar nga loja telefonike shumën prej 25,000 lekësh, teksa do të luajë edhe në lojën e “100 sekondave në Spar”, kohë në të cilën do të marrë të gjitha produktet e tij më të preferuara. Vertinushi ishte një tjetër fitues që ka siguruar nga loja me çmimet dhe dhuratat e fshehura në zarfe plot 75,000 lekë.
Petriti në Kamëz ka vijuar më tej të luajë me lojën telefonike, duke siguruar shumën prej 25,000 lekësh, si dhe një ndër çmimet më të preferuara siç është “Super Peta”, ku të dielën do të hedhë tre petat e arta, për të fituar nga 1 deri në 15 milionë lekë të vjetra.
Në vijim Natasha në Vlorë ka fituar nga kjo lojë 85,000 lekë, ndërsa Rakipi në Librazhd 60,000 lekë.

Lista e fituesve është zgjeruar edhe më shumë me hedhjen e shortit të goglave për çmimin e madh të javës që lamë pas, i cili ka mbërritur në shifrën e 1,180,350 lekë. Seria e numrave të përzgjedhur e ka ndalur çmimin e madh në kryeqytet ku dhe rezulton të jetë blerë bileta fituese.

Nga shorti i goglave janë përzgjedhur si fitues të serisë me një linjë 10621 lojtarë, ku secili prej tyre siguron nga kompania e Telebingos shumën prej 60 lekësh, ndërsa fitues të serisë me dy linja janë shpallur 104 lojtarë të tjerë, ku secili prej tyre siguron 3,780 lekë. Fitues të një bilete janë edhe të gjithë ata lojtarë që kanë numrin 5 të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre. 

Mbi 10 milionë lekë të vjetra është çeku që ka marrë fituesi i çmimit të madh të dy javëve më parë, Veip Muho nga qyteti i Patosit. Ndërsa, Andrea Zalli nga Durrësi ishte një ndër fituesit fatlum të shpallur në shorteune datës 26 shkurt, i cili është paraqitur për të marrë çmimin e fituar Rrogën Telebingo, me anë të cilës për 12 muaj me rradhë do të marrë shumën e garantuar prej 50, 000 lekësh.
Ndërkohë që shorteu i radhës, që do të hidhet të dielën e datës 12 mars, krahas çmimeve tradicionale të çdo jave, do të ofrojë edhe shumë dhurata speciale për zonjat, me rastin e festave të Marsit. Kështu, mjafton të blini një biletë që kushton vetëm 200 lekë dhe të jeni ju një nga fituesit e mëdhenj dhe special.


Zgjidh xhiron Rezultatet Lajme Telebingo Shqiptare Loja telefonike Kontakte Keni ndonjë pyetje?

Telebingo Shqiptare

© National sh.a, Tirana, Albania
Buletini i TeleBingos
Email *
Support
+355 672078190
support@telebingo.al
© Telebingoshqiptare, 2023