Duke blerë një biletë që kushton vetëm 200 lekë, çdo të dielë ju do të mund të bëheni fitues i çmimit të madh prej dhjetëra milionë lekësh, 3 “Rrogave Telebingo”, “Super Petës”, me të cilën do të mund të fitoni deri në 15 milionë lekë të vjetra, “100 sekonda në Spar”, çmimet e “Ruletës së fatit”, si dhe shumë dhuarata e çmime të tjera
Një armatë e madhe fituesish të përzgjedhur nga të gjitha qytetet, i janë bashkuar edhe ditën e djeshme lojës më popullore të fatit në vend, Telebingo Shqiptare, prej të cilës kanë fituar miliona të tëra.
Shpallja e fituesve ka nisur me lojën e “Ruletës së fatit”, ku mbi 4.5 milionë lekë të vjetra janë siguruar nga dhjetë fituesit e përzgjedhur në shorteun e datës 14 maj, të cilët kanë luajtur ndërmjet tyre për të fituar dy çmimet e mëdha prej 1 milionë lekësh (të vjetra). Në ruletën e fatit, dje Hatixhe nga Elbasani ka fituar 32,000 lekë, Tigri nga Kukësi 35,000 lekë, Sajdete nga Cërriku 27,000 lekë, Bice nga Shkodra 25,000 lekë, Bislimi nga Barjam Curri 108,000 lekë, Myçedez nga Prrenjasi 26,000 lekë, Kastrioti nga Pogradeci 26,000 lekë, Pirro nga Korça 27,000 lekë, Oltioni nga Tirana 34,000 lekë, si dhe Florinda nga Shkodra 105,000 lekë. Në këtë lojë janë përzgjedhur edhe 10 fitues të tjerë, të cilët do të luajnë sërish të dielën e datës 28 maj për të fituar çmimet tradicionale të kësaj loje.
Të tjerë fitues i janë bashkuar Telebingos edhe në lojën telefonike me dhuratat dhe çmimet e fshehura në zarfe. Përzgjedhja rastësore e kontrabiletave ka shpallur si fitues të parë të lojës telefonike Erjonën në qytetin e Peshkopisë, të cilës fati i ka ecur më së miri. Kjo pasi me mbajtjen e zarfeve më të preferuara, ajo ka siguruar nga Telebingo Shqiptare plot 1 milionë lekë të vjetra.
Dhimitrula në Fier ishte një tjetër fituese që ka tentuar të gjejë se në cilin prej zarfeve mund të fshiheshin tre “Rrogat Telebingo”, por me mbajtjen e zarfeve në fund të lojës, ajo ka fituar shumën prej 90,000 lekësh. Një tjetër fitues, ku kësaj here bëhet fjalë për Nestin në qytetin e Korçës ka luajtur me çmimet dhe dhuratat e fshehura në zarfe, duke siguruar 75,000 lekë.
Ndërsa Marjeta në Tiranë ka siguruar në vijim 70,000 lekë. Fati i ka buzëqeshur edhe fitueses së radhës. Kësaj here bëhet fjalë për Shqipen në Tiranë, e cila me përzgjedhjen e bërë ka siguruar plot 1 milionë lekë të vjetra.
Naserete në Vlorë ka luajtur më tej në lojën telefonike dhe ka fituar shumën prej 80.000 lekësh. Irena Dervishi në lojën telefonike ka fituar 95,000 lekë. Lojën telefonike e ka vijuar Suzana, e cila me mbajtjen e zarfeve më të prefreuara ka fituar 75,000 lekë. Meliha në Shkodër ishte fituesja e fundit që ka tentuar të gjejë se në cilat zarfe fshiheshin Rrogat, por me përzgjedhjen e bërë ka siguruar 70,000 lekë.
Pas fituesve të lojës telefonike është hedhur edhe shorti i goglave për çmimin e madh të javës, që ka kapur vlerën e 1,009,200 lekëve. Seria e numrave të përzgjedhur ka treguar se çmimi i madh i javës ndahet shkon në Fier, në pikën e shitjes së Lindita Kaloçit, ku dhe rezulton të jetë blerë bileta fituese.
Nga hedhja e shortit të goglave janë përzgjedhur edhe mijëra fitues të tjerë, përkatësisht të serisë së numrave me një linjë dhe dy linja. Janë shpallur si fitues të serisë me një linjë 19660 lojtarë, të cilët fitojnë nga Telebingo Shqiptare shumën prej 50 lekësh. Fatlumë janë edhe 467 fituesit e serisë së numrave me dy linja, ku secili prej tyre do të marrë nga Telebingo shumën prej 720 lekësh. Gjithashtu, nga shorti i goglave janë shpallur si fitues të një bilete, edhe të gjithë lojtarët që kanë numrin 4 të përcaktuar si numër fati.
David Muhametaj nga Lushnja është fituesi milioner i shorteut të datës 14 maj, i cili ka marrë çekun me afro 9 milionë lekë të vjetra.