Telebingo Shqiptare

Si fillim, ju duhet të rregjistroheni në krye të faqes www.telebingo.al

Për të depozituar para ju duhet të blini një kartë Internet në një nga pikat e autorizuara të kompanisë (pikat e shitjes së biletave TeleBingo)

Pasi blini kartën futuni në llogarinë tuaj dhe klikoni tek menuja në faqen e internetit LLogaria ime dhe më pas Aktivizoni kartën tuaj Internet

Çdo ditë ju mund të blini bileta për xhiron aktuale, çdo xhiro zakonisht zgjat 7 ditë dhe hedhja e shortit bëhet çdo të dielë.

Një biletë telebingo përmban 6 kombinime me nga 15 numra ku secili kombinim luan më vete (pra është njësoj sikur të keni 6 bileta). Çdo kombinim ka 3 rreshta horizontal ose e thënë ndryshe 3 linja.

Në lojën TeleBingo ekzistojnë 4 kategori fitimi:

1-Fitimi i Bingos (3-linja) – Shpalleni fitues të kësaj kategorie nëse në njërin kombinim arrin të plotësosh të gjithë numrat (15 numra).

2-Fitimi i dy linjave – Shpalleni fitues të kësaj kategorie në rast se në momentin që mbyllet loja ke arritur të plotësosh 2 linja (10 numra në 2 rreshta horizontal) brënda një kombinimi.

3-Fitimi i një linje – Shpalleni fitues të kësaj kategorie në rast se në momentin që mbyllet loja ke arritur të plotësosh 1 linje (5 numra në një rresht horizontal) brënda një kombinimi.

4-Numri i Fatit- Shpalleni fitues të kësaj kategorie nëse shifra e dytë e goglës së fundit gjatë shortit përkon me numrin e fatit që kishit përzgjedhur ju.

Pasi blini biletat është e nevojshme të prisni për hedhjen e shortit. Shorti transmetohet çdo të Dielë live në TV Klan ora 16:00, Tiranë, Shqipëri.Pas hedhjes së shortit ju do të njoftoheni automatikisht në faqen e webit dhe në adresën tuaj të email-it për fitimet në biletat tuaja.


Zgjidh xhiron Rezultatet Lajme Telebingo Shqiptare Loja telefonike Kontakte Keni ndonjë pyetje?

Telebingo Shqiptare

© National sh.a, Tirana, Albania
Buletini i TeleBingos
Email *
Support
+355 672078190
support@telebingo.al
© Telebingoshqiptare, 2022